Wednesday, May 2, 2012
Ne bregun Chesil... Ian Mcewan
Sa here e mendonte, cuditej me veten se si e kishte lene t'i ikte ajo vajze bashke me violinen e saj. Pa dyshim, tani e kuptonte qe propozimi per t'u ndare kishte qene fare pa vend. Nga ai kishte kerkuar vetem qe t'i jepte siguri per dashurine e tij, ta qetesonte duke i treguar se s'kishin pse nguteshin, kur kishin gjithe jeten perpara. Gjithe c'duhej ishte dashuri dhe durim- ah sikur t'i kishte pasur te dyja njeheresh- dhe qe te dy do t'ia kishin dale t'i shkonin gjer ne fund kesaj historie. Pastaj c'femije do t'u kish rene per pjese, cila vajze me rripin si Liza ne boten e cudirave do t'i qe shtuar familjes se tij? Ja pra, si mund te nderronte rrjedhen nje jete e tere - duke qendruar duarkryq. Atje, ne plazhin Chesil, ai mund t'i kishte thirrur, mund t'i kishte rene pas. S'e dinte, apo s'e kishte vrare mendjen per ta marre vesh, se teksa Florenca largohej prej tij, ne ankthin e mendimit se po e humbiste, kurre nuk e kishte dashur me shume se ate cast, me aq deshperim, nuk e dinte se ajo priste vetem nje ze per te shpetuar e per t'u kthyer. Perkundrazi, ai s'levizi asnje gisht. U struk pas krenarise se heshtur e te ftohte te muzgut te veres, duke e pare si nxitonte neper zall, duke degjuar kumbimin e hapave te saj te mundimshem tek shuhej bashke me perplasjen e valeve, sa u tret e u be pike r padukshme ne rrugen e drejte e te pacak te zallishtes, qe shkelqente ne driten e zbehte....
Subscribe to:
Posts (Atom)