Tuesday, December 18, 2012

Eshte dashuria...

Eshte dashuria. Duhet te fshihem ose t’ia mbath diku.
Lartohen muret e burgut te saj, si ne nje enderr
te lige. Maska e bukur ka ndryshuar,edhe pse gjithmone e njejta mbetet.
E per cfare me duhen hajmalite, ushtrimet letrare, dija e mjegullt,
fjalet qe tha Veriu i rrepte kur u kendoi detrave dhe armeve te tij,
miqesia e embel, galerite e bibliotekave, gjerat e perbashketa, zakonet,
dashuria e hareshme e sime mëje, hija ushtarake
e te vdekurve te mi, nata e pakohe, shija
e endrres?

Te jesh a te mos jesh me ty eshte masa e kohes time.
Tashme shtamba thyhet mbi burim, dhe njeriu ngrihet ne kembe nga kenga
e zogjve,
tashme u mjegulluan ata qe veshtrojne nga dritaret,
por muzgu nuk e solli paqen.

Dhe, e di, eshte dashuria:
ankthi dhe clirimi kur degjoj zerin tend,
pritja dhe kujtimi, tmerri i te jetuarit per cdo cast
Eshte dashuria me mitin e saj, me magjite e saj te vogla
te padobishme.

Eshte nje qoshe rruge ku nuk guxoj te shkel.
Tashme po me rrethojne ushtrite, hordhite.
(Kjo dhome eshte e trilluar, ajo nuk e ka pare)
Emri i nje gruaje me tradheton.
Ne te gjithe trupin nje grua me dhemb

Jorge Luis Borges

Sot do te vija...

Sot do të vija në shtëpinë tënde,
e do të bëja një rrugë aq të gjatë,
vetëm për të futur këtë tufë vargjesh
përposh derës.
Nuk mund ta thyej dot betimin
Që të mos shihemi më.
Asgjë s`do të doja të thoja,
Vetëm këtë asgjë.
Se gjithçka tashmë është thënë.
E që nga koha që u ndamë
Ne veç mbijetojmë,
Jemi shkatërimi i asaj kohe.
Pas teje, është kjo asgjëja ime
Që më mban e më forcon,
Rritet mirë bashkë me vitet
Madhohet, ma hesht zërin,
Nuk do më të rrijë me mua,
E del gjithnjë më shpesh,
Në kërkim të asgjëve të tjera,
Padobishmërisht të bukura
Siç qeshë dhe unë.
Sytë tanë patën fiksuar diellin,
E nuk shohin më,
Duke menduar se patën parë të tërin,
Atëherë pse do t`më duhej vallë të të shihja?
Do të humbisja asgjënë time.
Nga të gjitha gjërat që mund të bëja
Zgjodha gjithmonë një të vetme,
I gjymtuar nga aq shumë jetë të pajetuara
Ti je asgjëja që më zgjodhi.
E ty unë të përkas përgjithmonë.

R.Pazz