Tuesday, December 18, 2012

Sot do te vija...

Sot do të vija në shtëpinë tënde,
e do të bëja një rrugë aq të gjatë,
vetëm për të futur këtë tufë vargjesh
përposh derës.
Nuk mund ta thyej dot betimin
Që të mos shihemi më.
Asgjë s`do të doja të thoja,
Vetëm këtë asgjë.
Se gjithçka tashmë është thënë.
E që nga koha që u ndamë
Ne veç mbijetojmë,
Jemi shkatërimi i asaj kohe.
Pas teje, është kjo asgjëja ime
Që më mban e më forcon,
Rritet mirë bashkë me vitet
Madhohet, ma hesht zërin,
Nuk do më të rrijë me mua,
E del gjithnjë më shpesh,
Në kërkim të asgjëve të tjera,
Padobishmërisht të bukura
Siç qeshë dhe unë.
Sytë tanë patën fiksuar diellin,
E nuk shohin më,
Duke menduar se patën parë të tërin,
Atëherë pse do t`më duhej vallë të të shihja?
Do të humbisja asgjënë time.
Nga të gjitha gjërat që mund të bëja
Zgjodha gjithmonë një të vetme,
I gjymtuar nga aq shumë jetë të pajetuara
Ti je asgjëja që më zgjodhi.
E ty unë të përkas përgjithmonë.

R.Pazz

No comments:

Post a Comment