Monday, February 25, 2013

E humbem edhe kete mbremje...



E humbëm edhe këtë mbrëmje.
Askush nuk na pa të zënë për dore,
kur muzgu i kaltër binte mbi botë.

Nga dritarja unë pash’
lodrimin e perëndimit mbi kodrat e largëta.

E pastaj, si një monedhë,
një copëz dielli u përndez në duart e mia.

Të kujtova ty me shpirtin e ndrydhur,
me atë trishtimin që ti ke njohur tek unë.

Ku ishe ti në atë kohë?
Me ç’njerëz?
Cfarë fjalësh u thoshe?
Oh, pse më ndodh kështu: dashuria shpërthen përnjëherësh,
kur jam i trishtuar dhe kur ti je larg?

Libri që marr të lexoj mbrëmjeve, më ra nga duart,
dhe te këmbët e mia, si një qen i plagosur u rrotullua perëndia.

Gjithnjë, gjithnjë sapo vjen mbrëmja ti ikën,
deri ku muzgu bredh duke tretur statujat.

Neruda


No comments:

Post a Comment