Dashuria - Borges
Na ishte njëherë një ishull ku jetonin të gjitha ndjenjat dhe vlerat e njerëzve:
Gazmendi, Zymtësia, Dituria, sikurse të gjitha të tjerat, përfshirë Dashurinë.
Një ditë iu bë e ditur ndjenjave se ishulli do të shpërngulej,
Atëherë ato të gjitha përgatitën varkat e tyre dhe u nisën,
Vetëm Dashuria donte të priste deri në çastin e fundit.
Kur ishulli përfundoi së shpërnguluri, Dashuria vendosi të kërkojë ndihmë.
Pasuria kaloi pranë Dashurisë me një barkë tejet luksoze
Dhe Dashuria i tha: “Pasuri, a më merr me vete?”
“Nuk mundem, ka shumë ar e argjend në varkën time e nuk ka vend për ty.”
Dashuria atëherë vendosi t’i kërkojë Krenarisë që po kalonte pranë
Mbi një anije të mrekullueshme: “Krenari, të lutem, më merr me vete?”.
“Nuk të ndihmoj dot, Dashuri,“ u përgjigj Krenaria,
“Këtu është gjithçka e përkryer, mund të ma dëmtosh varkën time.”
Atëherë Dashuria i kërkoi Zymtësisë që kalonte pranë saj:
“Zymtësi, të lutem, lermë të vij me ty.”
“Oh Dashuri,” iu përgjigj Zymtësia,
“Jam kaq e trishtë dhe kam nevojë të rri vetëm.”
Edhe Gazmendi kaloi përbri Dashurisë,
Por ishte shumë i kënaqur që nuk dëgjonte se dikush po e thërriste.
Papritur e pakujtuar një zë tha: “Eja, Dashuri, të marr unë me vete.”
Ishte një plakë ajo që fliste.
Dashuria u ndje pa masë mirënjohëse dhe plot gëzim
Saqë harroi ta pyeste plakën si e kishte emrin.
Kur arritën në breg, plaka shkoi në punë të vet.
Dashurisë i ra ndërmend se duhej pyetur Dituria:
“Dituri, a mund të më thuash, kush më ka ndihmuar?“.
“Ka qenë Koha,” tha Dituria.
“Koha?”- pyeti Dashuria, “Pse vallë më ka ndihmuar Koha?”.
Dituria, plot mençuri, iu përgjigj:
“Sepse vetëm Koha është e zonja të kuptojë sa rëndësi ka Dashuria në jetë.”
E kam lexuar këtë përpara shume viteve ne greqisht dhe jam mrekulluar
ReplyDelete