Tuesday, January 29, 2013
...jo, ti nuk je e bukur!
...jo, ti nuk je e bukur! Buzeqeshje me te embla e sy me te shndritshem kane shenuar ditet e netet e mia, e megjithate, ti si askush tjeter i jep ngrohtesi shtrengimit te duarve te mia, ndersa ecim pa nje destinacion rrugicave te ketij qyteti. Nuk te pelqen te flasesh, mendja jote eshte gjithnje gjetke, e here pas here te degjoj qe kendon nen ze, gjithnje nje motiv melodik qe nuk eshte kurre i njejti, por qe eshte gjithnje shume i kendshem e megjithate une nuk ndihem asnjehere i huaj perpara dimensionit te panjohur te cilit ti i perket. Ti nuk ndalon perpara vitrinave, ti nuk komenton asnje kalimtar, madje ti edhe pyetjeve te mia shpesh here kufizohesh ti pergjigjesh me nje levizje spontane koke, por gjestet e tua shpesh i japin nje shpjegim dilemave te mia e nuk ke kurre arrogancen te kesh gjithnje nje zgjidhje per problemet ekzistenciale te njerezve qe te rrethojne. Ti nuk ankohesh kurre, ty nuk te bezdis as fakti qe nganjehere je e detyruar te ndjesh shijen e hidhur te nikotines te buzet e mia, e megjithate asnjehere kur shfaqem nen deren tende teksa me perqafon nuk harron te me pyesesh "Si je?". Ti nuk beson ne Zot, ti nuk enderron te ndryshosh boten, e megjithate menyra si me shtrengon teksa sheh dike qe lyp a nje femije qe qan me tregon se si ti mallengjehesh perpara tyre. Ah po, ti ke dobesi femijet, ty te pelqen te luash, madje une e di qe ty te cmend veshtrimi i yjeve, mund te qendrosh me ore te tera duke i soditur pafolur, e pastaj te kthehesh nga une e te me pershperitesh duke buzeqeshur "ti je ylli im!me i shemtuari, por te pakten je imi". Ty te pelqen te ngacmosh hunden time te skuqur nga te ftohtet, te shtrengosh ne duar filxhanin e cajit teksa me sheh ne sy e te me pyesesh " Me do?". Ti ke deshire gjithnje te sfidosh me pagjumesine tende kronike naten, ty te pelqen te me ngacmosh me puthje gjithnje teksa qendroj mbi libra, e nuk e di perse te pelqen te fshihesh gjithnje nen carcaf e nuk me lejon te te shoh menjehere pasi i ke dhene nje kuptim nates time duke mermeritur e lodhur "pse nuk vjen te shtrihesh serish prane meje?". Por ajo qe te cmend totalisht eshte te veshtrosh nga dritarja gjithe ciftet e moshuara qe kalojne poshte pallatit tend. " Cfare sekreti njohin ata, qe ne nuk dime?" me pyet duke i soditur me adhurim derisa ata zhduken e me pas me hidhesh ne qafe e duke me kafshuar me thua " Ti do te jesh bastuni i pleqerise time! ...
P.s nuk e di autorin, por ishte kaq mrekullueshem e bukur...
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment