Monday, February 27, 2012

Atehere mbetet vetem nje gje!

Wolfgang Borchert

Atehere mbetet vetem nje gje!

Ti. Punetor. Nese neser te urdherojne te mos besh tuba uji dhe tenxhere, por helmeta dhe mitraloze, atehere mbetet vetem nje gje:
Thuaj JO!
Ti. Vajze. Nese neser te urdherojne te mbushesh granata dhe te montosh dylbinj ne pushket e snajperave, atehere mbetet vetem nje gje:
Thuaj JO!
Ti. Pronar fabrike. Nese neser te urdherojne te mos shesesh puder e kakao por barut, atehere mbetet vetem nje gje:
Thuaj JO!
Ti. Shkencetar. Nese neser te urdherojne te shpikesh nje vdekje
te re kunder jetes se vjeter, atehere mbetet vetem nje gje:
Thuaj JO!
Ti. Poet. Nese neser te urdherojne te mos kendosh kenge dashurie por urrejtjeje, atehere mbetet vetem nje gje:
Thuaj JO!
Ti. Mjek. Nese neser te urdherojne t'i deklarosh te semuret te afte per lufte, atehere mbetet vetem nje gje:
Thuaj JO!
Ti. Prift e hoxhe. Nese neser te urdherojne te bekosh vrasjen e shenjterosh luften, atehere mbetet vetem nje gje:
Thuaj JO!
Ti. Kapiten anijeje. Nese neser te urdherojne te mos transportosh me grure, por topa e tanke, atehere mbetet vetem nje gje:
Thuaj JO!
Ti. Pilot avioni. Nese neser te urdherojne te hedhesh bomba e fosfor mbi qytete, atehere mbetet vetem nje gje:
Thuaj JO!
Ti. Rrobaqes. Nese neser te urdherojne te qepesh uniforma, atehere mbetet vetem nje gje:
Thuaj JO!
Ti. Gjykates. Nese neser te urdherojne te shkosh ne gjykaten e luftes, atehere mbetet vetem nje gje:
Thuaj JO!
Ti. Fatorino. Nese neser te urdherojne te japesh sinjalin per nisjen e trenit te trupave e municionit, atehere mbetet vetem nje gje:
Thuaj JO!
Ti. Fshatar e qytetar. Nese neser vijne e te sjellin urdherin e mobilizimit, atehere mbetet vetem nje gje:
Thuaj JO!

Ti. Nene ne Normandi e Ukraine, ti, nene ne Frisko dhe Londer, ti, anes Hoanghose dhe Misisipit, ti, nene ne Napoli dhe Hamburg, ne Kajro dhe Oslo, nena ne te gjithe kontinentet, nena ne tere boten, nese neser ju urdherojne te lindni femije, infermiere per senatoriumet e luftes dhe ushtare te rinj per beteja te reja, nena ne bote, atehere mbetet vetem nje gje:
Thoni JO! Nena, thoni JO!

Se nese ju nuk thoni JO, nese JU nuk thoni jo, nena, atehere:

atehere:

Ne portet e mbushur me zhurme e avull, anijet e medha do renkojne e heshtin e do perplasen te lodhura me muret e vdekur te moleve te vetmuar si kufoma titanike mamuthesh te ngrene nga algat, myku e midhjet, duke mbushur ajrin me ere peshku te prishur, kalbesie, ndryshku e vdekjeje -

trenat do mbeten si kafaze me sy xhami, pa kuptim e shkelqim, te kerrusur e te shtremberuar mbi skeletet e marrosur prej celiku te shinave, pas godinash te kalbura me cati te shpuara vrima vrima, anes rrugesh te humbura e te copetuara nga krateret -

nje heshtje plumbi, gri si llum do te bjere e uritur mbi shkolla e universitete, teatre e kinema, fusha sporti e parqe femijesh dhe do rritet ankthshem pas cdo kafshate, e pangopshme, e pandalshme -

vera e lengshme, e pjekur do kalbet ne vreshtat e rrenuar, orizi do fishket ne token e thare, patatja do ngrije ne fushat e vetmuara dhe lopet do kthejne patkonjte nga qielli si stola mjeljeje te kthyer ne kurriz -

ne guzhina, ashefe, qilare, magazina do prishen thaset e fundit te miellit, vazot e fundit me luleshtrydhe, kunguj e qershi, nen tavolina te rrezuara e pjata te thyera, buka do zere myk dhe gjalpi i derdhur do qelbet ere graso. Gruri ne ara do kete rene prane plugjeve te ndryshkur si nje armate e mundur dhe oxhaqet tymuese prej tulle e hambaret e fabrikave te bluarjes, te mbuluara nga myshku e bari i perjetshem, do rrenohen, rrenohen, rrenohen -

pastaj njeriu i fundit do sillet verdalle me zorre te copetuara e mushkeri te fishkura, i vetmuar e pa pergjigje nen diellin e nxehte helmues, poshte rrenojash qe tunden, mes varresh masive te pafund e idhujve te ftohte te qyteteve prej betoni e boshlleku, njeriu i fundit, i dobet, i cmendur, duke mallkuar dhe mallkimi i tij i tmerrshem: PSE? do tretet i padegjuar stepave, do valoje mbi skeletet e rrenojave, do rrjedhe ne mbeturinat e kishave e xhamive, do perplaset ne bunkeret prej betoni, do bjere ne pellgjet e gjakut, i padegjuar, pa pergjigje, thirrja e fundit kafsherore e kafshes se fundit, njeri -

te gjitha keto do te vijne, neser, ndoshta neser, ndoshta edhe sot ne darke, nese - nese - nese ju nuk thoni JO!

No comments:

Post a Comment