Friday, February 3, 2012

Nga romani "Rrefim per dashurine dhe erresiren" Amos OZ

.... Dhe keshtu mesova sekretin e te ndryshuarit. Jeta perbehet nga rruge te ndryshme. Gjithcka mund te ndodhe ne njeren prej kaq shume menyrave, sipas notave te ndryshme muzikore dhe logjikave paralele. Secila prej ketyre logjikave paralele eshte e qendrueshme dhe koherente ne menyren e saj, e persosur ne vetvete, shperfillese ndaj gjithe te tjerave.
Ditet qe pasuan kalova ore te tera duke rregulluar biblioteken time te vogel, njezete a tridhjete libra qe i sillja rrotull si nje pako me letra, duke i sistemuar e risistemuar ne lloj lloj menyrash.
Keshtu mesova prej librave artin e kompozimit, jo nga ajo cka permbanin, por nga vete librat, nga qenia e tyre fizike. Ata me mesuan rreth tokes marramendese qe nuk i perkiste askujt ose mugetires midis te lejuares dhe te ndaluares, midis legjitimes dhe ekscentrikes, midis normes dhe te cuditshmes. Qysh atehere, ky mesim nuk me eshte shqitur kurre nga mendja. Kur erdhi koha te zbuloja dashurine, nuk isha i paditur. E dija se kishte meny te ndryshme. E dija se kishte nje rruge kryesore dhe nje skenike, madje shpeshhere i bija edhe nga ndonje rrugice dytesore, ku zor te kishte shkelur kemba e njeriut. Kishte gjera te lejuara qe pothuajse ndaloheshin dhe gjera te ndaluara qe pothuajse lejoheshin. Sa shume menyra kishte!

No comments:

Post a Comment