Tuesday, September 10, 2013

" Njerezit duhen te shikohen nga lart.Njerezit kujdesen per dukjen e perparme te fytyres, nganjehere edhe per te mbrapmen, por te gjitha efektet e tyre jane te llogaritura per shikues nje meter e shtatedhjete centimetra.Njerezit nuk dijne te luftojne kunder armikut me te madh te njerezimit: perspektives se shikimit nga lart. "



"Lavirja e denje per respekt"
Zhan Pol Sartri

Tre shoke - Remark

Bukur fort-kush eshte vetem, ate nuk ka se kush ta braktise. Por nganjehere, e sidomos naten, thyhej ne cope e therrime keshtjella e rreme, jeta shnderrohej ne nje melodi te perjavshme e te ndersyer…te perfshinte nje vorbull malli e cmendur, nje vorbull deshire, pikellimi dhe shprese dhe mundoheshe si e si te shpetoje nga kjo shushatje e pakuptimte, deshiroje te arratiseshe nga kjo llomotitje bajate e nje organoje qe ia merrte gjithmone te njejtit avaz…te ikje, vec te ikje – pavaresisht se ku! …Ah, kjo nevoje mjerane per pakez ngrohtesi! Valle, a s’do te mjaftonin vetem dy duar dhe nje fytyre e perkulur mbi fytyren tende? Apo mos ishte edhe kjo vetem nje vegim mashtrues, nje heqje dore, nje arratisje nga vetvetja? A ekzistonte valle ndonje gje tjeter, pervec te qenet vetem?

Saturday, September 7, 2013

Një grua e vogël- Kafka

... shpesh herë kam vrarë mendjen se përse vallë e mërzis unë atë aq shumë; ka të ngjarë që gjithçka imja i bie ndesh shqisës së saj të bukurisë, ndjenjës së drejtësisë, shprehive të saj, trashëgimisë së saj, shpresave të saj, ja që ka natyra të tilla në kundërshtim me njëra - tjetrën, po përse vuan ajo kaq shumë prej kesaj? Midis nesh nuk ka ndonjë marrëdhënie që do ta detyronte atë të vuante prej meje. Asaj do t'i mjaftonte vendimi që të më shihte mua krejtësisht si një të huaj, sikurse dhe jam e une jo vetëm që nuk do të mbrohesha ndaj një vendimi të tille, por do ta përshëndesja atë tërësisht, asaj i duhet vetëm të vendosë që ta harrojë ekzistencën time, të cilën kurrë nuk ia kam ngucur apo do t'ia kisha ngucur me pahir - e kështu të gjitha vuajtjet do të hidheshin pas shpine.

Nje grua e vogel, F.Kafka

Rrëfimi i artistit...

RREFIMI I ARTISTIT
Nga Charles Baudelaire (shkëputur nga Spleen de Paris)


Sa depërtuese janë mbylljet e ditëve të vjeshtës! Ah! depërtuese gjer në dhimbje! sepse ka ca ndjesi të mrekullueshme ku turbulli s’e përjashton thellësinë; dhe ska majë më të mprehtë e therëse se ajo e Pafundësisë.
Ç’kënaqësi që ta zhysësh vështrimin tënd në pamatësinë e qiellit dhe detit! Vetmi, heshtje, pastërti e pashoqe e kaltërsisë! një velë e vogël drithëruese në horizont, dhe që për nga vogëlsia dhe veçimi imiton ekzistencën time të pashërueshme, melodia monotone e valës, të gjitha këto mendojnë nëpërmjet meje, apo unë mendoj nëpërmjet tyre (sepse në madhështinë e ëndërrimit, uni humbet shpejt !); ato mendojnë, them unë, por në mënyrë muzikore dhe piktoreske, pa dredhime, pa silogjizma, pa deduksione.
Sidoqoftë, këto mendime, që dalin nga unë apo ia behin nga gjërat, bëhen shumë shpejt tepër të fuqishme. Energjia në epsh krijon një pështjellim dhe një vuajtje pozitive. Nervat e mia tejet të tendosura s’japin tjetër veç drithërima çjerrëse e të dhimbshme.
Dhe tani thellësia e qiellit më shqetëson; kthjelltësia më acaron. Pandjeshmëria e detit, palëvizshmëria e shfaqjes, më revoltojnë… Ah! bukurinë, a duhet ta vuajmë përjetësisht, apo t’i ikim përjetësisht? Natyrë, magjepsëse e pashpirt, rivale gjithmonë fitimtare, më lë të qetë! Pusho, mos m’i tundo më dëshirat dhe mos ma ngacmo sedrën! Studimi i së bukurës është një duel ku artisti klith nga frika para se të dorëzohet.


Perktheu- Urim Negruti

Friday, September 6, 2013

Njeriu- Kurt Tulchosky

Njeriu ka dy kembe dhe dy bindje: Nje kur ai eshte mire, dhe nje kur ai ndjehet I dobet -e dyta quhet Fe. Njeriu eshte vertebror dhe ka nje shpirt te pavdekshem, si edhe nje atdhe, ne menyre qe te mos behet teper kryelarte. Njeriu eshte prodhuar ne menyre natyrore, por ai e percepton si te panatyrshme dhe nuk I pelqen te flase per te.Ai eshte krijuar, e megjithate nuk u pyet nese donte te krijohej.Njeriu eshte nje krijese e dobishme,sepse perdor vdekjen e ushtareve per te rritur fitimin nga shitja e naftes ,per te rritur fitimin e pronareve te minave si dhe te kultures,artit dhe shkences.Ai krahas instiktit te riprodhimit ,te ngrenit dhe te pirit ka edhe dy pasione: te beje zhurme dhe te mos e degjoj ate. Njeriu mund te percaktohet si nje qenie qe nuk degjon. Nese eshte I zgjuar e ben ne menyre te sakte: I zgjuar sepse I jepet rralle per te degjuar. Njerezit degjojne me kenaqesi kur u jepen premtime, lavderime, komplimente. Per sa I perket lajkave, ato duhet te jene trefish me te medha se ajo pjese qe quhet realitet. Njeriu nuk eshte I kenaqur me specien e tij, keshtu qe ai shpiku ligjin. Nese atij nuk I lejohet dicka, nuk duhet ti lejohet as te tjereve. Qe te mbeshtesesh nje njeri, duhet ti ofrosh besimin tend atij, sepse vetem keshtu mund te fitohet siguria qe ai nuk do ja mbathe. Disa mbeshteten edhe ne karakter. Njeriu perbehet nga dy pjese: Ne nje mashkull qe nuk do te mendoje dhe ne nje femer qe nuk mund te mendoje. Te dyja palet kane te ashtuquajturat “ndjenja”, dhe menyra me e sigurte per te vecuar kete fenomen eshte ta justifikosh si nje pike te caktuar nervore qe ve ne funksion organizmin. Ne keto raste disa njerez vecojne poezine. Njeriu eshte nje krijese bime- dhe mishngrenese. Gjate udhetimeve ne Polin e Veriut ai ha kopje te llojit te tij,por kjo kompesohet perseri nga fashizmi. Njeriu eshte nje krijese politike, qe preferon te koklavis jeten e tij. Cdo koklavitje urren koklavitjet e tjera , sepse ato jane te tjeret, dhe urren te tijat sepse jane te tijat. Urrejtja e dyte quhet Patriotizem. Cdo njeri ka nje melci, nje shpretke, nje mushkeri dhe nje flamur. Keto organe jane te katerta jetike. Mund te kete njerez pa melci,pa shpretke dhe me gjysme mushkerie, por njerez pa flamur nuk ka. Aktiviteti I varfer riprodhues e ben njeriun te lumtur, dhe per kete ai ka mjete te shumta: ndeshje me dema, sportin, krimin dhe administrimin e drejtesise.Njerez te bashkuar nuk ka.Ka vetem njerez qe sundojne dhe njerez qe sundohen.Por askush deri me sot nuk ka sunduar veten e tij,sepse skllavi oponent eshte gjithnje me I fuqishem se qeveria e etur per pushtet. Njeriu eshte inferior ndaj vetes. Kur njeriu e ndjen se nuk mund te synoje per me larte, ai behet I devotshem dhe I urte. Keshtu ai heq dore nga “rrushi” I tharte I botes. Ky quhet reflektim I brendshem. Moshat e ndryshme te njerezve e quajne njera-tjetren rraca te ndryshme: Te vjetrit zakonisht harrojne qe kane qene te rinj, ose qe jane te plakur, ndersa te rinjte harrojne qe nje dite mund te plaken. Njeriu nuk e pret me kenaqesi vdekjen,sepse ai nuk e di se cfare vjen me pas. Ai pretendon se e di se cfare e pret, por nuk deshiron ta dije ate gje,sepse ai deshiron qe te vazhdoje te ushtroje edhe pak zakonet e vjetra. Ne kete pike me “pak” nenkuptohet perjetesia. Per me teper njeriu eshte nje krijese qe troket, ben muzike te keqe dhe le qenin te leh. Ndonjehere ka edhe qetesi,por atehere ai eshte I vdekur. Pervec njerezve ka edhe Saksone dhe Amerikane, por per ta nuk kemi mesuar ende asgje,sepse zoologjine e fillojme vitin tjeter.

Per cfare kam jetuar...

Tre pasione, te thjeshta por shume te fuqishme, kane udhehequr jeten time: etja per dashuri, kerkimi per dije, dhe keqardhja e padurueshme per vuajtjen e njerezimit. Tre pasione, si tri erera te medha, me kane fryre sa andej-kendej pergjate nje rruge, mbi oqeanin e thelle te ankthit, duke arritur deri ne skajet e deshperimit.

Se pari, kam kerkuar dashurine pasi sjell ekstazen, ekstaze kaq te madhe sa do te kisha sakrifikuar gjithe jeten time vetem per pak ore te tilla kenaqesie. Se dyti, e kam kerkuar pasi largon vetmine - vetmine e tmerreshme ne te cilen nje drithme arsyeje shikon mbi boten nje humnere te ftohte e pajete. Se fundmi, e kam kerkuar pasi ne bashkimin e dashurise kam pare, ne nje miniature mistike, vizionin e parashikuar te qiellit qe shenjtet dhe poetet kane imagjinuar. Kjo eshte c'fare kam kerkuar, dhe megjithese duket e paarritshme per jeten njerezore, kjo eshte - se fundmi - ajo qe kam gjetur!

Me pasion te njejte kam kerkuar dijen. Kam dashur te kuptoj zemrat e njerezve; kam dashur te kuptoj perse yjet vezullojne; dhe jam perpjekur te kuptoj fuqine Pitagoriane me numrin e te ciles lekundet mbi fluks. Pak nga kjo - jo shume - kam mundur te arrij. 

Dashuria dhe dija, aq sa ka qene e mundur, me kane udhehequr drejt qiejve, por keqardhja me ka kthyer perseri ne toke. Jehona te qarash prej dhimbjes vibrojne ne zemren time. Femije qe vdesin urije, viktima torturuar nga opresoret, pleq te pafuqishem - bare e rende e bijve te tyre, dhe gjithe bota e vetmise, mjerimit, dhe dhimbjes qe perbejne nje tallje te hidhur te asaj qe jeta njerezore duhet te kish qene. Deshiroj te largoj te keqen, por nuk mundem, dhe une vuaj me te gjithashtu!


Bertrand Russell - Per cfare kam jetuar

Madje mua më duket se do të duhej të lexonim vetëm libra që ju kafshojnë dhe pickojnë. Nëse libri që kemi në dorë nuk na zgjon me një grusht në kokë, atëherë për çfarë duhet lexuar ? Që të na bëjë të lumtur, siç e shkruan ti ? Perëndi, po ne do të ishim po aq të lumtur po të mos i kishim librat, dhe fundja libra që na bëjnë të lumtur, do të mund t’i shkruanim dhe vetë. Përkundrazi, ne kemi nevojë për libra që veprojnë mbi ne si një gjëmë nga e cila do të vuanim shumë, si vdekja e dikujt që do ta donim më shumë se veten, njëlloj si të ishim të dënuar të jetonim në ca pyje larg njerëzve, si një vetëvrasje – një libër duhet të jetë sëpata për detin e ngrirë brenda nesh. Ja, këtë besoj unë. 

Kafka, shkëputur nga letra ndaj Oscar Pollak.... 

Vieni con me, lettore! Chi ti ha detto che non esiste sulla terra un amore vero, fedele, eterno? Venga tagliata la ripugnante lingua al mentitore! Vieni con me, mio lettore, soltanto con me, e ti mostrerò questo amore!

Bulgakov, Il Maestro e Margherita. 


Eja me mua, lexues! Kush te ka thene qe nuk ekziston mbi toke nje dashuri e vertete, besnike, e perjetshme? Qe ju thafte gjuha genjeshtarit! Eja me mua, lexuesi im, vetem me mua, dhe do te tregoj kete dashuri!

... 

Une isha padyshim shume naiv per nje shoqeri kaq artificiale, ku njerezit rrojne per syte e botes, e i shprehin mendimet e tyre me fraza te stisura ose me fjale qe i dikton moda, Keshtu qe nuk disja si te zija te flisja kur rrija i heshtur, e as si te heshtja kur isha duke folur... 

Vuajtjet e dashurise- Balzak

....."o ti atje lart!" foli ai duke iu drejtuar dritares se ndricuar, dhe qeshi, dhe nuk e kuptoj qe po qeshte.
"ti dritez e vogel, ti vegim i nje zane, ti fytyre qe ushtron nje pushtet te cuditshem mbi mua, ketu mbi kete planet, ku ka me qindra e mijera fytyra te tjera, me te mira, me te bukura, me te mencura , me te ciltra, me besnike e me te afrueshme- o ti rastesi qe mu ngaterrove nje nate neper kembe atje ne ruge e qe hyre ne jeten time, ti ndjenje e perplasur brigjeve, pa mendim, por roberuese dhe qe rreshqite nen lekuren time ne nate gjumi, ti, qe s'di per mua pothuajse asgje tjeter pervec asaj qe te rezistova, dhe qe prandaj mu hodhe nder krahe , deri sa nuk te rezitova me, ti, qe deshe te vazhdoje pastaj rrugen tendee te mergoheshe prej meje-te pershendes, te pershendes! Ja tek po qendroj ketu dhe s'ma merr mendja se do te qendroj edhe nje here tjeter keshtu. Shiu me deperton nen kemishe dhe eshte me i ngrohte e me i ftohte e me i bute se duart e tua dhe lekura jote. Po qendroj ketu i mjere dhe me kthetrat e xhelozise ne bark, duke te te kerkuar, duke te te perbuzur, admiruar e adhuruar,sepse ke hedhur rrufene qe ndezi, rrufene qe dremit ne cdo gji, shkendijen e jetes, zjarrin e zi. 

Harku i Triumfit- Remark

Ate qe dashuroja, nuk e dua me; genjeshter: e dua, por me pak; ja, genjeva serish: e dua, por me turp, me trishtim; me ne fund thashe te verteten.
Eshte pikerisht keshtu: e dua, por ate qe do te doja te mos e doja, ate qe do te doja te urreja; por gjithsesi e dua, por kunder deshires, ne detyrim, ne lot, ne vuajtje.
Mund te gjej trishtueshem vehten te shprehja e nje poeti te famshem:
''Do te te urrej, nese do te mundem.
E nese jo, do te te dua kunder deshires".

Francesco Petrarca

Harku u triumfit- Remark

 Une isha gjer ne hene dhe u ktheva serish. Dhe ti je ketu dhe ti je jeta. Mos pyet me gjate. Me shume te fshehta ka ne floket e tu se sa ne mijra pyetje. Ketu para nesh shtrihet nata, disa ore, por edhe nje pafundesi e tere, gjersa te vije mengjesi te trokase ne dritare. Qe njerzit dashurohen, kjo eshte gjitheckaja; eshte cudia vete dhe njekohesisht gjeja me e natyrshme qe egziston....
kete e ndjeva sonte kur nata u shkri ne nje peme plote buleza dhe kur era kundermonte arome manash. Dhe pa dashurine njeriu eshte vetem nje kufome e ardhur me leje, s'eshte gje tjeter vecse disa data dhe nje emer i rastit... dhe do te ishte me mire sikur te vdiste fare.

Remark

Friday, March 22, 2013

Nese te duhen...

JACQUES BREL

Në se të duhen
( S’ils te faut )

S’ke kuptuar gjë...

Në se të duhen trena për t’ia mbathur botës
E anije me vela që udhëtimesh të shpien larg
Për të kërkuar diell që t’a mbash në sy
E kengë që ti lehte mund t’i kendosh
atëhere ...

Në se të duhet agimi për të besuar të nesërmen
Dhe të nesërmen që të mundësh të shpresosh
Për të gjetur shpresën që të kap për dore
Për të gjetur dorën që ti ke braktisur
Atëhere ...

Në se do të dëgjosh rrëfime e fjalë të moçme pleqsh
Për t’u ngushëlluar për ato që s’ke bërë dot
Në se poezia për ty humbet vlerë e bëhet lojë
E në se jeta jote nuk është veç një pleqëri
Atëhere ...

Në se do të duhet pak mërzitje për t’u dukur i thellë
A rrëmujë qytetesh për të harruar çdo zhgënjim
E pastaj delikatesë për t’a ndjerë vehten të denjë
E pastaj zjarr e nevrik per t’u dukur i fortë trim
Atëhere...

Atëhere ti s’ke kuptuar asgjë ...

Thursday, March 21, 2013

Mos e kthe koken...


Mos e kthe koken
(Philippe Soupault)

Shtriji krahet
dhe perpara teje veshtro
dhe vetem perpara teje
Eshte nje vend, vendi yne
qe ngadale afrohet
Hapat tane, sekondat tona
ngadhenjyen kete truall e kete fat
Ne mund te kapim ajrin
si nje zog
ne mund te prekim ate lume
ate drite qe kendon
per ne,
mund te murmuritim
me kete turme e kete det, me keto shtepi,
te murmuritim gezimin tone,
gezimin e te gjitheve, gezimin tend dhe timin.
Therrasim, degjojme
kete kenge te madhe
nga agimi deri ne muzg
kah fytyra e yllit tone
ja atje para nesh
vendi yne dhe jeta jone.
Mos prit me
hiq dore nga keqardhjet!
Ne qofte se nje here, vetem nje here
do ta ktheje koken
duke hapur duart do ta humbje
kete thesar qe eshte nje çast
nje çast i vetem
i kesaj kohe, i kohes sone.


Saturday, March 2, 2013

Fundja, a eshte e mundur qe nje qenie njerezore te arrije ta kuptoje nje tjeter qenie njerezore ne menyre te perkryer?
Mund te harxhojme jashtezakonisht shume kohe dhe energji e te mundohemi shume per te njohur dike, por ne fund te fundit, sa i afrohemi esences se vertete te atij personi? Mund ta bindim veten qe e njohim dike tjeter shume mire, por a i dime vertet gjerat e rendesishme?
Murakami

Friday, March 1, 2013

Mos u zhduk...


Mos u zhduk... Duke u zhdukur nga mua,
e çmishëruar vetvetes ju zhduke.

Vetja jote kështu u tradhëtua
me pandershmëri prostitute.

Mos u zhduk... Të zhdukesh është lehtë,
të ringjallesh për tjetrin s’ka se si.

Vdekja të tërheq shumë thellë,
të vdesësh nuk është mënçuri.

Mos u zhduk. Harro hijen e tretë.
S’ka të tretë. Dy janë dashurive.

Bashkë do shkojmë në gjyqin e shenjtë,
kur gjaku t’na thërrasë për përgjigje.

Mos u zhduk... e kemi shlyer mëkatin,
fajtorë s’jemi ne, as damkosur.

Të denjë jemi unë dhe ti për të falur
në-mos-dashje ç’kemi plagosur.

Mos u zhduk. Të zhdukesh është çast,
por si do takohemi nëpër shekuj?

Ç’sozi kemi në botë, ti fantazmë
dhe unë? - Fëmijët tanë të qeshur.

Mos u zhduk. Jepma dorën tënde,
në të jam shkruar unë - i besoj sekretit.

Dashuria e fundit është e tmerrshme,
S’është dashuri, por frikë e humbjes së tjetrit.

Yevgeny Yevtushenko


Perktheu: Visar Zhiti


Them, bej...



Midis asaj që shoh dhe them,
midis asaj që them dhe nuk them,
midis asaj që nuk them dhe ëndërroj dhe harroj,
poezia.
Rrëshqet
midis po-së dhe jo-së
thotë:
atë që une nuk them,
nuk thotë
atë që une nuk them,
ëndërron
atë që unë harroj.
Nuk është një e thënë,
është një e bërë.
Është një e bërë
që është një e thënë.
Poezia
thuhet dhe dëgjohet,
është e vertetë.
Dhe porsa them:
është e vërtetë,
zhduket.
Mos është kështu me të vërtetë?

Ide e prekshme,
fjalë
e paprekshme:
poezia
shkon dhe vjen
midis asaj që është.
End pasqyrime
dhe i çend prapë.
Poezia
mbjell sy në fletë,
mbjell fjalë në sy.
Sytë flasin,
fjalët vështrojnë,
vështrimet mendojnë.
Dëgjoj
mendimet,
shoh
ato që themi,
prek
trupin e idesë.
Sytë
mbyllen,
fjalët
hapen.

Oktavio Paz

Neper te gjitha dyert ti me ike....

Nëpër të gjitha dyert ti më ike

Në të gjitha shkretëtirat më le



Në agim të kërkova dhe në mesditë të humba

Kudo që vajta ti nuk qe gjëkundi

Kush mund ta përshkruajë Saharanë e një dhome pa ty

Turmën e të dielës ku s’të ngjan askush

Një ditë më të zbrazët se moli që zgjatet në det

Heshtjen ku të thërras e ti nuk më përgjigjesh



Ti më le dhe njëherësh pranë meje ke mbetur

Më le gjithkund më ike nga sytë

Nga zemra e ëndrrave

Më le si një frazë e mbetur përgjysmë

Si një send i hedhur rastësisht si një karrige

Si një vend pushimi në të dalë të verës

Si një kartolinë e harruar në sirtar

Çdo gjest më shkëput nga ti

Si një gjethe që bie nga pema

Vështrimi yt mbi mua të gjorin

Qe një psherëtimë ku unë mungoja

Si nuk t’u dhimbs hija jote që te këmbët rrinte

Aragon
Përktheu: Anton Papleka



Monday, February 25, 2013

E humbem edhe kete mbremje...



E humbëm edhe këtë mbrëmje.
Askush nuk na pa të zënë për dore,
kur muzgu i kaltër binte mbi botë.

Nga dritarja unë pash’
lodrimin e perëndimit mbi kodrat e largëta.

E pastaj, si një monedhë,
një copëz dielli u përndez në duart e mia.

Të kujtova ty me shpirtin e ndrydhur,
me atë trishtimin që ti ke njohur tek unë.

Ku ishe ti në atë kohë?
Me ç’njerëz?
Cfarë fjalësh u thoshe?
Oh, pse më ndodh kështu: dashuria shpërthen përnjëherësh,
kur jam i trishtuar dhe kur ti je larg?

Libri që marr të lexoj mbrëmjeve, më ra nga duart,
dhe te këmbët e mia, si një qen i plagosur u rrotullua perëndia.

Gjithnjë, gjithnjë sapo vjen mbrëmja ti ikën,
deri ku muzgu bredh duke tretur statujat.

Neruda


Tuesday, February 12, 2013

Deshire...

DËSHIRË

Vetëm zemra jote e nxehtë,
Dhe asgjë më shumë.

Parajsa ime, një fushë
Pa bilbila
As lira,
Me një lum të fshehtë
Dhe një burim të vogël.

Pa shpurë erë
Mbi gjethnajë,
Pa yllin që dëshiron
Të jetë gjethe.

Një dritë e madhe
Që ishte
Xixëllonja
E një tjetre,

Në një fushë
Me shikime të prishura.
Një prehje e qetë
Dhe atje puthjet tona,
Tinguj hënor
Të jehonës,
Hapen shumë larg.

Dhe zemra jote e nxehtë,
Dhe asgjë më shumë.

Lorca

Saturday, February 9, 2013

Kurorezim...

KURORËZIM


Në se një ditë hapat e endrrave të tua rastësisht do të sjellin
Poshtë shtëpisë sime e zemra jote plagë aty do ndalet për një çast,
Atje,
Mes erës së luleve, në botën e zemrës sime që troket butësisht
Për të qenë
Së bashku
Qofte edhe për një çast,
Për një psherëtimë,
Për një rrahje zemre,
Kokën mbështetur mbi timin gjoks,
Buzët e mia mbi tendin ballë,
Mes përkëdheljesh ëmbëlsisht pa fund,
Në bashkim shpirtrash gjer në barrierat e kohëve,
S’do të na mjaftonin as njëmijë vjet.
E unë do flisja me gjuhen e syve të mi,
Këtyre liqejve të thellë që falin gjithmonë,
Do flisja me gjuhën e duarve të mia delikate rreth fytyrës tende
Ku çdo rrudhe dhimbje është mbushur plot me dashurinë time.
Me buzët e mia në gojën tende dashurinë do ta shprehja bukurisht,
Në lartësi ndjenjash qiellore që çdo krijesë njerëzore do ketë njohur,
Me te çmendurin pasion,
Nga thellësitë e trupit drejt syve të tu,
Nga duart e mia në të tuat duar,
Nga buzët e tua në trupin tim,
Nga sytë e tu në zemrën time.
Dhe me të ëmblat duar mbyllmë lehtë,
Të rëndat qepalla nga hullitë e detrave,
Që të lumtura për të vetmen herë në timen jetë,
Thithen nektarin Hyjnor të jem e Dashuruar,
Kaq thellësisht e me të bukuren e të zjarrtën mënyrë.

Dhe sa herë që do mbyll sytë e gjer në fundmen frymë,
Para meje do shfaqen karvanë beduinësh,
Prej të cilëve zogj të praruar do fluturojnë
Drejt detit e erërave,
Duke shkuar drejt brigjesh të reja,
Zemerlehtë se kanë jetuar,
Qoftë dhe një të vetëm çast.



Claude Chatron-Colliet©2008

Shqiperoi: Vasil Qesari

Monday, February 4, 2013

Ne hemisferen e flokeve te tu...

NË HEMISFERËN E FLOKËVE TË TU...


... Lermë t'u marr erë, të thith thellë, pafundësisht, aromën e flokëve të tu, të zhys në to krejt fytyrën si në ujët e një burimi të kristalte e, pastaj, me gishtat e mi t'i shushpuris ato si një shami erëmirë që shpërndan kujtime të ëmbla në eter. Ah, sikur ti të mund të imagjinoje gjith'ato që unë shoh, gjith'ato që ndjej, gjith'ato që dëgjoj në flokët e tu! Shpirti im lundron mbi parfume si shpirti i të tjerëve në muzikë... I zhytur mes flokëve të tu, shoh një ëndërr plot anije, vela e direke të cilët musonet i shtyjnë drejt klimash të mrekullueshme, mes detrash pafund, aty ku qielli është tepër blu e deti shumë i thellë, aty ku thithet ajër i parfumuar nga aroma e frutave, barit e lëkurës njerëzore. Ja, në oqeanin e flokëve të tu shoh një port plot dallgë këngësh melankolike, me njerëz të fortë racash të ndryshme e plot anije lloj-llojesh të cilat lartojnë arkitekturat e tyre të përkryera nenë një qiell të pafund ku prehët një ngrohtësi e përjetshme. Duke ledhatuar flokët e tu, ndjej ofshamat e lëngatat e dikurshme, të përjetuara shtirë mbi një divan, në dhomëzën e një anije të bukur përkundur nga valët e lehta të molos; aty mes vazo lulesh e amforash freskuese. Mes vatrës së zjarrtë të flokëve të tu, tani thith aromë duhani ekzotik përzier me opium e kallam sheqeri e, ndërkohë, në natën e flokëve të tu, më shfaqet shkëlqimi i pafund i kaltërsive tropikale; mbi brigjet e kadifenjta të flokëve të tu mbushem plot aroma ku ndjej përzier bashkë: bitum, myshk e vaj kokoje. Ah, lermë të kafshoj flokët e tu ! Kur fus gojën mes masës së tyre elastike e rebele, më duket se shijoj kujtimet më të ëmbla!...

Shqipëruar nga Vasil Qesari



Saturday, February 2, 2013

Thesari im... Bodler

Nëse dhomat e shpirtit tim do vizitoje
Çfarë pretendon se do shikoje?
Cilin përbindësh mendon se fsheh?
Po të zhgënjej, por nuk më njeh.
Nuk ka nevojë për të trokitur.
Hyr, shih, kërko, mbet e habitur
Mure të zbrazët lyer pa ngjyra
Fotografi, por pa fytyra
Diku e hedhur afër shtratit
Është nje kuti e tersit, fatit
E mbushur plotë është me kujtime.
Brenda gjithë historia ime.
Janë fjalët që kam thënë aty,
gjithkush që njoha, perfshi ty.
Gjithcka që bëra, e ç’veç ëndërrova
Vendet ku shkela, ku jetova.
Janë zënkat tona dhe mërite
Janë puthjet netëve pa dritë
Veset e mia që aq urreve
Mërgimi i ngadaltë i reve.
Dënimet që vuajta për ty
Herët kur s’të pash ne sy
Jetët qe pa ty jetova.
Të tjera femra që dashurova
Janë dhe sekretet që s’të kam thënë
E amanetet që kam lënë
Fëmijet që kurrë nuk më lindën
Epshet që vrava se nuk mu bindën
Ka letra, që për ty i shkrova
Në zarfet që kurre nuk dërgova
E nëse gjithcka përmbys do kthesh
Sekretin më të madh do gjesh
Se e kam fshehur në fund fare.

Po nuk e pe, s’ke pare gjë fare.
Nxirre mes duarsh në shtrëngim.
K’të më të shtrenjtin sendin tim.
Balsamin që plagët shëronte,
kur kjo djall jete më kafshonte.
Para fytyrës ngadalë afroje.
Dhe mbylli sytë, pastaj zbuloje.
E kur ngadalë ta kesh zbuluar.
Veç një pasqyrë do gjesh në duar.
Do shohësh veten, reflektim.
Se ishe ti thesari im.



C'eshte dashuria?

Ç’është dashuria?
Dashuria është dorëzimi.
Dashuria është shkaku i dashurisë.
Dashuria është të kuptosh.
Dashuria është një muzikë. Dashuria dhe shpirti fisnik janë e njëjta gjë.
Dashuria është poezia e trishtimit.
Dashuria është vështrimi i shpirtit tëthyer në pasqyrë.
Dashuria është kalimtare.
Dashuria është të mos thuash kurrë që jam penduar.
Dashuria është kristalizim. Dashuria është të japësh.
Dashuria është ndarja e një çamçakëzi.
Dashuria kurrë nuk vihet re.
Dashuria është një fjalë boshe.
Dashuria është të takosh Zotin.
Dashuria është një dhimbje.
Dashuria është të jesh sy më sy engjëllin.
Dashuria është tek lotët.
Dashuria është pritja në kokë të telefonit.
Dashuria është një botë e tërë.
Dashuria është kapja dorë për dore në kinema.
Dashuria është një dehje.
Dashuria është një bishë.
Dashuria është një verbëri.
Dashuria është të dëgjosh zërin e zemrës.
Dashuria është një qetësi e shenjtë.
Dashuria bëhet temë nëpër këngë.
Dashuria i bën mirë fytyrës.
Dashuria është malli ndaj një personi që do ta përqafosh fort dhe të duash të rrish me të.
Është të dëshirosh se duke përqafuar atë harron gjithçka në botën e jashtme.

Është malli i njeriut për të gjetur strehë të sigurt për shpirtin e tij.

Pamuk

Meraku fort ne na ka zënë,
veç unë për ty, ty për një tjetër
në zjarr të madh ne kemi rënë
mua për ty, ty për një tjetër.
Ti pret me shpresë, dhe unë ashtu
por unë nga ti, ti tjetër vend.
Mua më çmendën sytë e tu,
ty tjeter vajzë po të çmend.
Dhe unë, dhe ti nuk kemi fat,
e psherëtijmë ditë e natë.
Kështu ne vuajmë të dy,
ti per nje tjeter. Une per ty.

Silva Kaputikyan

Tuesday, January 29, 2013

Te dua...

Te dua

Te dua per te gjitha grate qe nuk i njoha,
te dua per te gjitha koherat qe s'i jetova,
Per kundermimet e detit te gjere
dhe per kundermimin e bukes se ngrohte.
Per boren qe shkrin
per lulet e para,
per kafshet e delira qe njeriu nuk in tremb.
Te dua per dashurine,
Te dua per te gjitha grate qe nuk i dashuroj

Kush me pasqyron veç teje
vetveten e shoh fare pak,
Pa ty
shoh veç nje hapesire te shkrete
midis dikur dhe sot.
qene gjithe ata te vdekur qe i kaperceva duke ecur mbi kashte,
Nuk mund ta shpoja murin e pasqyres sime
M'u desh ta mesoja fjale perfjale jeten
Ashtu siç harron njeriu.

Te dua per urtesin
Te dua per kunder gjithçkaje qe eshte iluzion,
Per kete zemer te pavdekshme qe nuk venitet.

Ti pandeh se je dyshimi
dhe je vetem arsyeja,
Ti je dielli i madh qe me ngjitet ne koke
Kur jam i sigurt ne vete.

Pol Elyar

...jo, ti nuk je e bukur!


...jo, ti nuk je e bukur! Buzeqeshje me te embla e sy me te shndritshem kane shenuar ditet e netet e mia, e megjithate, ti si askush tjeter i jep ngrohtesi shtrengimit te duarve te mia, ndersa ecim pa nje destinacion rrugicave te ketij qyteti. Nuk te pelqen te flasesh, mendja jote eshte gjithnje gjetke, e here pas here te degjoj qe kendon nen ze, gjithnje nje motiv melodik qe nuk eshte kurre i njejti, por qe eshte gjithnje shume i kendshem e megjithate une nuk ndihem asnjehere i huaj perpara dimensionit te panjohur te cilit ti i perket. Ti nuk ndalon perpara vitrinave, ti nuk komenton asnje kalimtar, madje ti edhe pyetjeve te mia shpesh here kufizohesh ti pergjigjesh me nje levizje spontane koke, por gjestet e tua shpesh i japin nje shpjegim dilemave te mia e nuk ke kurre arrogancen te kesh gjithnje nje zgjidhje per problemet ekzistenciale te njerezve qe te rrethojne. Ti nuk ankohesh kurre, ty nuk te bezdis as fakti qe nganjehere je e detyruar te ndjesh shijen e hidhur te nikotines te buzet e mia, e megjithate asnjehere kur shfaqem nen deren tende teksa me perqafon nuk harron te me pyesesh "Si je?". Ti nuk beson ne Zot, ti nuk enderron te ndryshosh boten, e megjithate menyra si me shtrengon teksa sheh dike qe lyp a nje femije qe qan me tregon se si ti mallengjehesh perpara tyre. Ah po, ti ke dobesi femijet, ty te pelqen te luash, madje une e di qe ty te cmend veshtrimi i yjeve, mund te qendrosh me ore te tera duke i soditur pafolur, e pastaj te kthehesh nga une e te me pershperitesh duke buzeqeshur "ti je ylli im!me i shemtuari, por te pakten je imi". Ty te pelqen te ngacmosh hunden time te skuqur nga te ftohtet, te shtrengosh ne duar filxhanin e cajit teksa me sheh ne sy e te me pyesesh " Me do?". Ti ke deshire gjithnje te sfidosh me pagjumesine tende kronike naten, ty te pelqen te me ngacmosh me puthje gjithnje teksa qendroj mbi libra, e nuk e di perse te pelqen te fshihesh gjithnje nen carcaf e nuk me lejon te te shoh menjehere pasi i ke dhene nje kuptim nates time duke mermeritur e lodhur "pse nuk vjen te shtrihesh serish prane meje?". Por ajo qe te cmend totalisht eshte te veshtrosh nga dritarja gjithe ciftet e moshuara qe kalojne poshte pallatit tend. " Cfare sekreti njohin ata, qe ne nuk dime?" me pyet duke i soditur me adhurim derisa ata zhduken e me pas me hidhesh ne qafe e duke me kafshuar me thua " Ti do te jesh bastuni i pleqerise time! ...

P.s nuk e di autorin, por ishte kaq mrekullueshem e bukur...

Dashuria- Borges

Dashuria - Borges


Na ishte njëherë një ishull ku jetonin të gjitha ndjenjat dhe vlerat e njerëzve:
Gazmendi, Zymtësia, Dituria, sikurse të gjitha të tjerat, përfshirë Dashurinë.
Një ditë iu bë e ditur ndjenjave se ishulli do të shpërngulej,
Atëherë ato të gjitha përgatitën varkat e tyre dhe u nisën,
Vetëm Dashuria donte të priste deri në çastin e fundit.
Kur ishulli përfundoi së shpërnguluri, Dashuria vendosi të kërkojë ndihmë.
Pasuria kaloi pranë Dashurisë me një barkë tejet luksoze
Dhe Dashuria i tha: “Pasuri, a më merr me vete?”
“Nuk mundem, ka shumë ar e argjend në varkën time e nuk ka vend për ty.”
Dashuria atëherë vendosi t’i kërkojë Krenarisë që po kalonte pranë
Mbi një anije të mrekullueshme: “Krenari, të lutem, më merr me vete?”.
“Nuk të ndihmoj dot, Dashuri,“ u përgjigj Krenaria,
“Këtu është gjithçka e përkryer, mund të ma dëmtosh varkën time.”
Atëherë Dashuria i kërkoi Zymtësisë që kalonte pranë saj:
“Zymtësi, të lutem, lermë të vij me ty.”
“Oh Dashuri,” iu përgjigj Zymtësia,
“Jam kaq e trishtë dhe kam nevojë të rri vetëm.”
Edhe Gazmendi kaloi përbri Dashurisë,
Por ishte shumë i kënaqur që nuk dëgjonte se dikush po e thërriste.
Papritur e pakujtuar një zë tha: “Eja, Dashuri, të marr unë me vete.”
Ishte një plakë ajo që fliste.
Dashuria u ndje pa masë mirënjohëse dhe plot gëzim
Saqë harroi ta pyeste plakën si e kishte emrin.
Kur arritën në breg, plaka shkoi në punë të vet.
Dashurisë i ra ndërmend se duhej pyetur Dituria:
“Dituri, a mund të më thuash, kush më ka ndihmuar?“.
“Ka qenë Koha,” tha Dituria.
“Koha?”- pyeti Dashuria, “Pse vallë më ka ndihmuar Koha?”.
Dituria, plot mençuri, iu përgjigj:
“Sepse vetëm Koha është e zonja të kuptojë sa rëndësi ka Dashuria në jetë.”